LAJME

Grubi: Nëse fitojmë në zgjedhje, s’ka qeveri pa BDI-në

BDI-ja do ta respektoj parimin fituesi me fituesin edhe pse ishte vetë kjo parti që e shkeli këtë parim në vitin 2016, kur VMRO-DPMNE-ja i fitoi zgjedhjet por Ahmeti vendosi të bëj koalicion me LSDM-në.

 

I pyetur nëse koalicionet LSDM-Besa dhe Aleanca për Shqiptarët me Alternativën arrijnë të mbledhin mbi 61 deputet, e ta lënë BDI-në në opozitë edhe nëse del fituese tek blloku politik shqiptar, Grubi u përgjigj:

“Me sa e mbaj mend unë, të dyja blloqet e partive politike shqiptare kanë thënë që ajo parti e cila fiton një votë më tepër, këtu i referohem veçanërisht deklaratave të Ziadin Selës, ajo parti e ka legjitimitetin e shqiptarëve për t’i përfaqësuar në institucione dhe këtë ato e kanë thënë që nga viti 2016. Atë e themi edhe ne që duhet të respektohet parimi i fituesit me fituesin dhe ai që i merr një votë më tepër se oponentët e vetë është partia fituese tek shqiptarët dhe e ka legjitimitetin e shqiptarëve për t’i përfaqësuar ato nëpër institucionet”.

LEAVE A RESPONSE