LAJME

Grubi tregon formën se si do të zgjidhet kryeministri i parë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka dhënë një intervistë për edicionin e lajmeve në Tv Sitel në lidhje me idenë për Kryeministin e parë shqiptar të vendit.

Grubi është përgjigjur edhe për dilemën që BDI nuk ka 61 vota për të zgjedhur një Kryeministër shqiptar, duke kujtuar opinionin që edhe për Kryeparlamentarin shqiptar BDI nuk kishte 61 vota të nevojshme në Parlament, por Talat Xhaferi u zgjodh Kryetar kuvendi.

“Ju e dini që BDI nuk kishte 61 vota në Parlament për zgjedhjen e Kryeparlamentarit. Por me koncensus u siguruan votat e nevojshme që Talat Xhaferi të zgjidhet Kryeparlamentar. Po ashtu, edhe Zoran Zaev nuk i fitoi zgjedhejt në vitin 2016 dhe kishte vetëm 49 deputetë, dhe duhej të bëjë kompromis me partitë e tjera politike që të fiton postin e mandatarit për Kryeministër të RMV. Për atë, me politikën konsensuale që e solli BDI, qoftë në zgjedhjet lokale apo presidenciale, vlerësojmë që konsesualiteti do të mbizotëron dhe se do të arrijmë qëllimin tonë që të kemi Kryeministrin e parë Shqiptar”, theksoi mes të tjerash Grubi.

Grubi më tej shtoi që me zgjedhjen e një Kryeministri shqiptar, të gjithë qytetarët pa përjashtim do të jenë të kënaqur dhe do të fitojnë ende më tepër.

LEAVE A RESPONSE