LAJME

Haki Abazi mohon se VV i ka dërguar njerëz Kadri Veselit

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka komentuar deklaratën e kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, që tha se VV i ka dërguar njerëz atij për formimin e një koalicioni eventual.

‘’Nuk është e vërtetë.  Jemi të përqendruar në luftimin e covid. Për fat të keq sot kemi humbur një grua të re që ishte shtatzënë. Shprehi ngushëllime  familjes’’, thotë Abazi në emisionin DPT te Fidani.

‘’E kuptoj që është një situatë e krijuar pas votimit të mocionit e cila duket se ishte pritur me kohë që prej fitimit të zgjedhjeve. Është e pritshme që nuk mund të na rrëzojnë me mjete demokatike por po përdorin cfarëdo mjeti për ta mbajtur shtetin e kapur dhe për të vazhduar avazet e tyre. Në njërën anë i kemi qytetarët që kanë votuar për ndërrim të sistemit qeverisë, dhe në anën tjetër ata që po përdorin cdo mjet për të mos lejuar këtë’’, shton ai.

“Nuk e di kujt i referohet ai me ‘’njerëz’’. Nuk bëjmë koalicion me PDK’në deri në momentin kur do të reformohet. PDK’së i duhet një mandat në opozitë për tu bërë partia që do i kthehet shtetformimit. Mos të harrojmë se ata e kanë prodhuar Hashim Thaçin. Ata janë pjesë e proceseve që kanë denigruar vendin”, tha Abazi. /Express/

LEAVE A RESPONSE