Qindra njerëz ia kanë mësyrë plazhit në Jacksonville të Floridës në Shtetet e Bashkuara pas hapjes së kësaj hapësirë për publikun, pavarësisht pandemisë së koronavirusit.

Plazhi në këtë qytet u hap të premten pasdite në orën 5 për kohë të caktuar dhe me kufizime, ndonëse Florida e shënoi numrin më të lartë të rasteve të reja të koronavirusit prej fillimit të përhapjes.

Departamenti i Shëndetësisë në Florida i ka regjistruar 1,421 raste të infektimeve vetëm të premten, që paraqet shifrën më të lartë për periudhën njëditore. Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 24,753, ndërsa 726 persona kanë vdekur.

Plazhet në Jacksonville tashmë do të hapen çdo ditë nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 11 të paradites dhe nga ora 5 e pasdites deri në orën 8 në mbrëmje. Njerëzit kanë të drejtë vetëm të ecin dhe të notojnë, por nuk kanë të drejtë të rreziten.

By IZ

Leave a Reply