LAJME

Haradinaj kujton betejën e Llapushnikut: Ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Beteja e Llapushnikut, e zhvilluar njëzet e dy vite më parë, prej 8 deri 10 maj, ishte ndër betejat më të lavdishme të luftës çlirimtare.

Sipas Haradinajt, kjo betejë, shënoi një kthesë me rëndësi në zhvillimin e luftës frontale.

“Me përulje e respekt kujtojmë e nderojmë, 47 Dëshmorë dhe 54 Martirë që ranë në altarin e lirisë së Kosovës. Heroizmi i luftëtarëve të lirisë ishte i pashembullt”, ka shkruar ai.

Historik

Në Betejën e Llapushnikut të zhvilluar me 8, 9 dhe 10 maj të vitit 1998 ranë 47 dëshmorë dhe 54 martirë

LEAVE A RESPONSE