Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur për deklaratën e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, e cila ka thënë se Ramush Haradinaj kur ishte në postin e kryeministrit, kishte dërguar nënën e tij për shërim jashtë vendit.

“Paramendo në një vend evropian kur një kryeministër e dërgon prindin e tij apo veten për shërim jashtë shtetit”, ka deklaruar Pacolli.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kur është fjala për nënat shqiptare, të gjithë janë një, andaj beson se Fitore Pacolli nuk e ka pasur me të keq.

Ai thotë se nëna e tij është shëruar në Shqipëri.

“Nuk besoj që Fitore Pacolli ka dashur të ofendojë nënat shqiptare e aq më pak nënën time e cila sot ka përvjetorët e dy djemve të saj.

Deputetja e Parlamentit të Kosovës nuk besoj që e ka pasur me të keq dhe në tone përçmuese deklaratën e saj në televizion, aq më pak kur nëna ime është shëruar në shtetin amë Shqipëri.

Kur është fjala për nënat tona shqiptare, besoj që të gjithë jemi një”, ka shkruar Haradinaj.

Ndaj Pacollit, kishin reaguar deputetë të AAK-së, PDK-së, po ashtu edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa. /Telegrafi/

Nuk besoj që Fitore Pacolli ka dashur të ofendojë nënat shqiptare e aq më pak nënën time e cila sot ka përvjetorët e dy…

Publicată de Daut Haradinaj pe Joi, 16 aprilie 2020

By admin

Leave a Reply