Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin Sali Çekaj, i rënë para 21 viteve, shkruan Insajderi.
Haradinaj ka theksuar se Çekaj e filloi luftën me dije e pikëpamje intelektuale, duke i kaluar të gjitha sfidat, me nder dhe dinjitet.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Luftën frontale në Koshare, do e bënte të veçantë dita e 19 prillit dhe vet heroi Sali Çekaj.
E filloi luftën me dije e pikëpamje intelektuale. I kaloi të gjitha sfidat, me nder dhe dinjitet. Siç jetoi, ashtu edhe ra. Për lirinë e Atdheut.
Së bashku me bashkëluftetarët, Shefqetin, Mejdiun, Luanin, Ilirin, Hysniun, Izetin, Bejtën, Azizin, Afrimin, Fatosin, Fisnikun e Leonardin.
Heroizmi i tyre do kujtohet ndër shekuj.
Lavdi! /Insajderi.com