Ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka një padi, që kryeministri Edi Rama e ka bërë për shpifje.
Në një intervistë për Ora News, Haradinaj thotë se nuk ka frikë nga paditë, pasi siç thotë ai nuk e ka nënshtruar as Millosheviçi.
“Rama ka menduar që me këto paditë i frikëson njerëzit, i ndalon. Ka menduar se të gjithë jemi në një mënyrë të nënshtruar nga ai. Ndoshta në Shqipëri e praktikon këtë me oponentët dhe të tjerët. Rama e di që Millosheviçi nuk më ka nënshtruar mua dhe familjen time. Askush kurrë nuk mund të më nënshtrojë të drejtën e shqiptarëve dhe të Kosovës. Unë jam shqiptar, unë nuk e mbroj Kosovën vetëm për shqiptarët e Kosovës, e mbroj Kosovën se është e drejtë historike e shqiptarëve në Ballkan”, u shpreh ish-kryeministri.