Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk i ka respektuar vendimet e Qeverisë në detyrë.
Ai është parë duke dalur nga një restorant javën e kaluar në qendër të Prishtinës.
Më 13 mars ekzekutivi në detyrë nxori një vendim ku ndaloi punën në biznese, duke përfshirë edhe restorantet.
Këtë nuk e ka mohuar Thaçi kur është pyetur nga KALLXO.com se a ka qenë në atë restorant.
Ai tha se nuk i respekton vendimet e ekzekutivit të cilit i prin Albin Kurti por vetëm ato të Institutit të Shëndetësisë Publike.