LAJME

Haxhiu e quan skandaloz vendimin e Kushtetueses

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në të cilën i jep të drejtë Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë, ka reaguar Albulena Haxhiu.

[Përmes një shkrimi në Facebook, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur vendimin e GjK-së, si skandaloze.

“Gjykata Kushtetuese i dha grusht vullnetit të popullit! Vendim skandaloz”, ka shkruar Haxhiu.

Ndërkaq, sipas vendimit të gjykatës, dekreti i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës. /Telegrafi/

LEAVE A RESPONSE