Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka komentuar arritjen e marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardh, njofton Insajderi. Në profilin e saj në Facebook, Haxhiu ka thënë se “Hoti dhe delegacioni i tij i sollën Kosovës marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën, derisa hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës”.
“Ujmanin e ndanë me Serbinë, hoqën dorë nga anëtarësimi i Kosovës në Organizata ndërkombëtare, pranuan anëtarësimin në Mini-shengenin ballkanik e dalje Serbisë në Detin Adriatik”.
“Marrëveshjet e dëmshme nuk mund të jetësohen”, ka përfunduar Haxhiu./Insajderi.com