Haxhiu: Refuzimi i LDK-së për t’u takuar me PDK-në, po u jep mundësi partive tjera ta rrisin pazarin
Analisti Baton Haxhiu thotë se qeveria e re do të bëhet brenda kësaj jave për shumë arsye.
Haxhiu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se mos formimi i qeverisë së re do t’i shkonte në favor Vetëvendosje.
“Në këtë rast i vetmi fitues do të ishte Vetëvendosje. Do të ishte dënim për të gjitha partitë politike tjera mos formimi i qeverisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se LDK duke refuzuar takimet me Kadri Veselin u kanë dhënë mundësive subjekteve tjera ta rrisin pazarin për koalicion.
“Refuzimi për t’u takuar [me PDK-në] ia ka vështirësuar jetën LDK-së dhe i ka dhënë shans partive tjera për ta ngritur pazarin”.
Analisti thotë se duke parë emrat që janë përfolur, qeveria do të përbëhet nga teknokratët ndërsa me dialogun do të merren krerët e partive./Telegrafi/

