Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi me qëndrimet e tij është duke paralajmëruar se po përgatitet marrëveshje e keqe për Kosovën.

Sipas saj, Presidenti i partive PLAN bëri paralajmërime që do të ndërmarrë veprime jokushtetuese për formimin e Qeverisë si dhe paraqiti hapur qëndrimin për heqje të reciprocitetit duke e dëmtuar e rënduar edhe më shumë pozicionin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

 

 

“Presidenti i partive PLAN, bëri paralajmërime që do të ndërmarrë veprime jokushtetuese për formimin e Qeverisë si dhe paraqiti hapur qëndrimin për heqje të reciprocitetit duke e dëmtuar e rënduar edhe më shumë pozicionin e Kosovës. Kosova dhe qytetarët ia kanë parë sherrin këtij njeriu i cili është në gjendje të bëj gjithçka për hir të vetvetes”.

“Qëndrimi i tillë është paralajmërim i hapur se po përgatitet marrëveshje e keqe për vendin dhe e gjithë kjo paraprakisht përmes një plani të keq me qëllim të shkeljes dhe përmbysjes së vullnetit të qytetarëve”.

“400 mijë vota ndër të tjera kanë qenë edhe për reciprocitet me Serbinë dhe kjo konjukturë dëshiron të shkelë vullnetin, Kushtetutën e vendit dhe të mos pyes sërish se çfarë mendon qytetari”.

Presidenti i partive PLAN, bëri paralajmërime që do të ndërmarrë veprime jokushtetuese për formimin e Qeverisë si dhe…

Publicată de Albulena Haxhiu pe Duminică, 19 aprilie 2020

By admin

Leave a Reply