LAJME

Haziri: Gjilani është përballur me kronikën e zezë, rasti i vetëvrasjes mos të politizohet

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një postim në facebook ka thënë se komuna që ai e drejton është përballur me shumë raste të rënda muajt e fundit, dhe ka kërkuar që rasti i fundit të mos politizohet por të hetohet deri në fund.

‘’Me dhembje të madhe, sot ia dhamë lamtumirën e fundit studentit të shkëlqyer dhe familjarit të jashtëzakonshëm, Agon Musliu, i cili pësoi nga kthimi në karantinë. Kërkoj të mos politizohet rasti, por organet ta zbardhin deri në fund. Ngushëllimet më të sinqerta prindërve të tij, familjes së gjerë, Gjilanit dhe Kosovës. Dhashtë Zoti që të jetë rasti i fundit.’’, ka thënë Haziri.

‘’Gjatë periudhës së pandemisë Covid19, Gjilani është përballur me kronikën e zezë. E kemi tentimvrasjen në familjen Maloku, vdekjen e 32-vjeҫarit, Amir Veliu në Burgun e Dubravës, në ditën kur do të dilte, vdekjen tragjike e 26-vjeҫarit, Debatik Huruglica në aksident komunikacioni, ndërsa rasti i fundit mbrëmë është gjetja e trupit të pajetë të B.O., në lumin Llapushnica të Karadakut!’’, shtoi Haziri. /Express/

LEAVE A RESPONSE