Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se për të ishte kënaqësi të pres në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat, Emilja Rexhepi e Arben Vitia.

Haziri ka bërë të ditur se me Kurtin, Rexhepin e Vitinë kanë biseduar rreth masave të ndërmarra ndaj COVID-19.

“Ishte kënaqësi ta pres në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat, Emilja Rexhepi e Arben Vitia, të cilët në këto ditë të vështira të pandemisë, kanë parë masat që i kemi ndërmarrë, për të na mbështetur në menaxhim të situatës e të ruajtjes së shëndetit publik. E njoftova për veprimet e ndërmarra të Gjilanit, në funksionalizimin e hallkave të emergjencave civile dhe institucioneve shëndetësore që përballen me parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjilani, edhe ashtu, është në emergjencë për ujin që prej qershorit të vitit të kaluar. Faleminderit për vlerësimin e lartë për Gjilanin, sa i përket masave të ndërmarra dhe menaxhimit të pandemisë”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 170 persona me coronavirus,  24 prej tyre janë shëruar kurse katër kanë humbur jetën.

Ishte kënaqësi ta pres në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat, Emilja Rexhepi e Arben Vitia, të…

Publicată de Lutfi Haziri pe Marţi, 7 aprilie 2020

By admin

Leave a Reply