LAJME

Hoti do të ftohet në Kuvend për raportim para nisjes për në Washington

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pas mbeldhjes së Kryesisë tha se kanë vendosur që kryeministrin Avdyullah Hotin ta ftojnë për raportim, përpara nisjes për në Washington, më 27 qershor lidhur me dialogun.

Osmani në një konferencë për media tha se kryeministri do të ftohet që të debatojë dhe raportojë para deputetëve lidhur me qëndrimet që do t’i mbajë Republika e Kosovës atje.

“Me vendim unanim të anëtarëve present të kryesisë, unë do t’i drejtohem kryeministrit të vendit në mënyrë që ai t’i raportojë Kuvendit para se të niset për Washington, për takimin e datës 27, duke pasur parasysh rëndësinë e çështjes së dialogut dhe rolin mbikqyrës që duhet ta luaj Kuvendi dhe po ashtu detyrimin qe e ka qeveria që t’i raportojë Kuvendit për çështje të politikës së jashtme”, theksoi ajo.

Sipas Osmanit, data e raportimit do të caktohet bashkërisht.

Me ndërmjetësim të të emëruarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, të dyja palët do të mbajnë një takim në SHBA më 27 qershor për të folur lidhur me procesin e negociatave.

LEAVE A RESPONSE