Hoti do t’ia paraqesë sot programin qeverisës grupit parlamentar të LDK-së

Posted by

I nominuari për kryeministër Avdullah Hoti do t’ia paraqesë programin qeverisës Grupit Paralementar të LDK-së gjatë ditës së sotme.

Klan Kosova merr vesh se kjo mbledhje do të mbahet në selinë e partisë në ora 13:00.

Në ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka thënë fjalën e saj nëse dekreti i presidentit Hashim Thaçi që e nominoi Avdullah Hotin për kryeministër është kushtetues ose jo.

Gjykata Kushtetuese ka afat deri më 29 maj kur edhe do të vendosë nëse dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

LDK-ja e Isa Mustafës ka nënshkruar marrëveshje për koalicion qeverisës me AAK-në, Nismën, Listën Serbe dhe partitë tjera të komuniteteve jo shumicë.

Leave a Reply