LAJME

Hoti kërkon votën e opozitës për marrëveshje ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga deputetët që të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Në seancën e Kuvendit, Hoti ka deklaruar se për marrëveshjet ndërkombëtare kanë kërkuan që të votohen edhe sa ishin në opozitë.

“Për sqarim për marrëveshjet ndërkombëtare sa kemi qenë opozitë ne kemi kërkuar vetë seancë të jashtëzakonshme, është veprimi juaj politik se si veproni, por, e vërteta është kjo sepse ne si opozitë kishim kërkuar seancë për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare, ju kërkoj që t’i merrni parasysh këto sepse këto marrëveshje mundësojnë realizimin në praktikë të pakos për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë ai.Hoti ka shtuar se do të kërkojnë që buxheti të futet në procedurë për votim në seancën e sotme.

“Po ju njoftoj se buxhetin për vitin 2020-të e keni pranuar në Kuvend, ne do të kërkojmë që të futet në procedura parlamentare pas një ore. Ju ftoj që ta përkrahni këtë mocion që buxheti të futet në rend të ditës ku është parapa fondi për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë kryeministri.

LEAVE A RESPONSE