Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë të enjten se dialogu teknik ka përfunduar. Përmes një postimi në “facebook”, Hoti ka shkruar se dialogu nuk ka alternativë.
“Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje. Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq”, ka shkruar Hoti.
Ai ka shkruar tutje se “Kosova ka një kryeministër që po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime, por duke e koordinuar agjendën shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën”.