Asnjëherë nuk e kam fshehur mendimin tim rreth koalicionit më Vetëvendosjen dhe në fund doli se kisha pasur të drejt. Kështu ka thënë anëtari i kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni.
Hyseni ka bërë të ditur se LDK-së i ka bërë lutje Albin Kurtit që mos të ketë marrëdhënie të këqija më SHBA-të.
“Zotëri Kurti ka bërë konstatime të gabueshme shumë shpesh. Unë se kam fshehur asnjëherë qëndrimin tim edhe publikisht. Unë i kam pas rezervat e mia për koalicionin LDK-VV. Vetë veprimet Qeverise Kurti e kanë dëshmuar se unë kam pas të drejt që kam pas ato rezerva se Qeveria Kurti është më e drejt. Më tu bërë Kryeministër zotëri Kurti ka nis të shfaq tendenca të hapura egocentrizmi që nuk pyesin për as një interes tjetër përveç atyre personale. Zotëri Kurti duhet ta di dhe ta shoh se ka dështuar në menaxhimin e një Qeverie që prisnim se do të jetë e ndryshimit. LDK është përpjekur të bashkëpunoj më zotërinë Kurti . LDK e ka lutur zotërinë Kurti më javë të tera që të ketë kujdes në raport më SHBA-ë. Në vend që ta bënte këtë zotëri Kurti e shkarkon një Ministër të LDK-së që është edhe nënkryetar i LDK-së. Ishte thirrje direkte që nuk donte bashkëqeverisje më LDK-së”