LAJME

I riu që vdiq sot nga koronavirusi është nipi i deputetit kosovar

Një 42 vjeçar ka vdekur sot nga koronavirusi, teksa bëhet e ditur se ai ishte nipi i deputetit të AAK’së, Rasim Selmanaj, shkruan Gazeta Metro.

Lajmin u bë i ditur nga vet Selmanaj, i cili e ka quajtur këtë lajm tronditës.

“Lajm tronditës. Ka humbur betejën me covid 19 Ardian Nimon Shabanaj nga Strellci i Epërm i Deçanit! E bashkëndjejmë dhembjen me familjen Shabanaj!Prehu në paqe nipash!RS” shkruan Selmanaj.

LEAVE A RESPONSE