LAJME

Ibrahimi: BDI është parti joserioze, “kryeministri shqiptar” vetëm për fushatë (VIDEO)

Anëtari i kryesisë qendrore të “Alternativës”, Zekirja Ibrahimi, në një intervistë për LAJM.tv ka thënë se ideja e BDI-së për kryeministrin shqiptar, nuk ia vlen as të komentohet, për shkak të autorit joserioz dhe jokredibil të saj.

“Ideja e kësaj partie nuk ia vlen as të komentohet për të shkak të autorit joserioz dhe jokredibil për ide të këtilla sepse çështja e posteve nuk është fontanë dëshirash që ne të ekzaltohemi se dikujt i ka shkuar në mendje një dëshirë aq e bukur. Nuk dua të merren fare me ata se ata e kanë pasur rastin që edhe në të kalurën të dëshmojnë se kanë potencë politike që të marrin këso poste të larta në shtet. Për fat të keq ata e kanë shitur shumë lirë, madje edhe falas. Nuk ja vlen të merresh me ata”, u shpreh mes tjerash Ibrahimi.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

 

LEAVE A RESPONSE