Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka dënuar atakimin përmes rrjeteve sociale të familjes së Vjosa Osamanit.
Kjo e fundit gjatë ditës, përmes një statusi në facebook denoncoi disa fotografi të babit të saj që kanë qarkulluar në rrjete sociale, duke i quajtur shpifje.
Mustafa tha se Atakimi i familjes së Kryetares së Kuvendit, znj. Vjosa Osmani është neveritës.
“Mospajtimet institucionale, rivalitetet partiake dhe politike duhet ti shprehim dhe debatojmë ndërmjet nesh, jo permes etiketimit të prindërve, fëmijëve apo familjarëve. Kjo është mënyra më morbide e luftës politike. Nëse dikush ka pasur argumente, pse nuk i prezantoi ato, para se Vjosa të zgjidhej Kryetare e Kuvendit. Përgjigja është se nuk kanë pasur dhe nuk kanë”, ka shkruar Mustafa.
Mustafa tha se edhe ai vetë është nderë personat që që pareshtur i është sulmuar familja.
“Këto ditë po lexoj se disa që sulmonin dhe etiketonin në forma të ndryshme, tani e kanë filluar betejën ndërmjet tyre për dyshime në njëri tjetrin për abuzime, shantazhime, kurdisje e shumë punë të pista. Të gjithë përfundojnë kështu, por pasojat janë evidente nga njerëz të tillë.”, ka shkruar Mustafa.