Duket se takimi i djeshëm mes tre liderëve të partive në koalicionin qeveritar nuk ka shkuar aspak mirë. Së fundi, Isa Mustafa në mënyrë të hapur ka kërcënuar dy partnerët e koalicionit me largim nga Qeveria nëse nuk i përmbahen përcaktimeve fillestare. Ai ka deklaruar se “LDK do të kërkojë që Qeveria të jetë e gatshme të bëj rikonfigurime dhe ndryshime në çdo kohë për ata që nuk e kuptojnë rendin qeverisës dhe disiplinën qeverisëse; të cilët ndjekin agjenda personale apo partiake, apo për të cilët vlerësohet se e shpenzojnë pa meritë paranë publike.”Gjatë ditës së djeshme nuk pati fare prononcim për media nga z.Mustafa, e as nga kryeministri Hoti, shkruan Periskopi.Një goditje e tillë nga Mustafa thellon edhe më tej përçarjet në koalicionin aktual qeverisës mes tri partive në Qeverinë Hoti. Mustafa gjatë këtij statusi foli edhe për dialogun duke përsëritur qëndrimet e mëparshme.