LAJME

ISH-KOMANDANTI I NATO-S: AKTAKUZAT E SPECIALËS PENGOJNË PËRPARIMIN E KOSOVËS

Ish-komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të NATO-s gjatë  bombardimit të Jugosllavisë, Wesley Clark, ka thënë se aktakuzat e Gjykatës Speciale për “krimet” e supozuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dëmtojnë përparimin e Kosovës. Sipas tij përpjekjet për vendosjen e pengesave në përparimin e Kosovës nuk janë ndalur kurrë.

“Mocioni i aktakuzës kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është vazhdim i aktiviteteve për të penguar përparimin e Kosovës”, tha Clark për RTK.

Ish-komandanti i NATO-s tha se “nuk e ka idenë”, nëse aktakuzat ndaj pjesëtareve të UÇK-së janë të vërteta apo jo, por sipas tij këto aktakuza ishin vazhdimësi e veprimtarive të njohura se 20 vite.

Për këtë deklaratë të tij ka pasur reagime edhe nga mediat në Serbi, njofton Insajderi.com.

Kujtojmë se disa ditë para takimit në Uashington në mes Kosovës dhe Serbisë iniciuar nga i dërguari i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell, Gjykata Speciale me propozim-aktakuzë ka bërë që ky takim të anulohet – për të vazhduar dialogu në Bruksel. /Insajderi.com/

LEAVE A RESPONSE