LAJME

Ish-komandanti i UÇK-së: Ja skenari si u vra Harun Aliu

Përmes një e-maili nga një ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dërguar gazetës “Lajm”, ish-komandanti identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pretendon se është në dijeni të ske’narit se si është ekze’kutuar komandanti legjendar Harun Aliu, me shokët e tij.

Në këtë email akuzohen funksionarë të lartë të BDI-së për inv’olvim në vr’asjen e Harun Aliut, mirëpo “Lajm” ka vendosur të mos publikojë emrat e tyre, për shkak se (ende) nuk posedohen dëshmi materiale për diçka të tillë.

Ish komandanti në fjalë (që na e ka dërguar emailin), thotë se informatat rreth asaj se si është ekzekutuar Harun Aliu me shokë, i ka marrë “nga protagonisti i vetëm i gjallë i kësaj ngjarje”, por emrin e tij nuk e ka përmendur. Ja si e përshkruan ai skenarin e liku’idimit të Harun Aliut:

“Djemtë kanë qenë mysafir për pushim në shtëpinë e pa banuar të …. (përmendet emri i pronarit të shtëpisë) dhe tërë rrethimin e tyre e ka org’anizuar …. (përmendet emri i një funksionari të lartë të B’DI-së), njeri i sigurimit të shtetit. Janë kapur dhe ekzek’utuar prapa shtëpisë, janë futur në mikrobus dhe janë nxjerrë në rrugën Radushë-Nerasht gjoja se shkëmbyen zjarr me forcat sllave. Ky është realiteti”, shkruan komandanti në fjalë, duke shtuar se për krejt skenarin ka qenë i njoftuar kreu partiak i BDI-së. Huazuar, gazeta Lajm

LEAVE A RESPONSE