Ish kreu i Gjykatës Kushtetuese flet për vendimin e fundit të Qeverisë: Është tërësisht anti-kushtetuese

Posted by

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se qeveria e Kosovës ka shkelur përsëri kushtetuën e vendit.

Ai fillimisht u ndal në një intervistë të kryeministrit në detyrë i cili iu drejtua atij me emërtimin ‘’profesor’’, ndërsa disa vite më parë e kishte fyer atë.

‘’Kur je fytyrë publike herë të quajnë sahan e herë profesor. Ajo ka qenë politike nuk dua të bëj pjesë ëprsëri aty.’’, thotë Hasani.

Mirëpo, ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë, sipas ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, profesor Enver Hasani, është në kundërshtim të plotë me Gjykatën Kushtetuese dhe vendimin e saj.

“Kjo do të thotë është tërësisht anti kushtetuese dhe kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sepse Gjykata Kushtetuese e ka bërë jashtëzakonisht të qartë që Ministria e Shëndetësisë mund të bëjë kufizime të lirive dhe të drejtave të njeriut për aq sa ka autorizime ligjore të Ligjit për Shëndetësinë dhe Ligjin për parandalimin e Sëmundjeve Infektive. Do të thotë këta mund ti fusin në karantinë persona dhe hapësira të cilat janë të infektuara, një nga një, komuna, hapësira, lagje të caktuara, e tjera”, tha Hasani.

“Kjo mënyrë që u tha është tërësisht kundër kushtetuese dhe kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sepse është gjendje e jashtëzakonshme efektivisht dhe është derogim nga liritë dhe të drejtat kushtetuese sipas nenit 56. Derogim, nuk është kufizim, ky është derogim i lirive dhe të drejtave kushtetuese sipas nenit 56. Është uzurpim i pushtetit, tërësisht në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Hasani, raporton Insajderi.

‘’Moszbatimi i tyre nuk ka sanksione penale. E keqja është se është politizuar një pandemi globale. Nuk dua të fajësoj askënd. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të vet ekzekutueshme, ato nuk kanë sikur gjykatat e rregullta garantues, shembull policia të fut në burg nëse s’e respekton ligjin. Ato janë të vet-ekzekutueshme, sepse supozohet që organet kanë vetëdije për ti ekzekutuar. Gjykata Kushtetuese e ka kryer punën e vet shumë profesionale, e ka thënë atë dhe ky vendim i sotëm është tërësisht në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”. Thotë ai.

“Dhe nuk është kufizim, është derogim, në fakt shpallje efektive e gjendjes së jashtëzakonshme, është derogim i lirive dhe të drejtave të mia si qytetar nga neni 56 i Kushtetutës, e atë nuk mund ta bëjë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë”, deklaroi Hasani. /Express/

Leave a Reply