ISH USHTARI I BRIGADES 116, HAJRUSH FEJZULI : ALI AHMETI SHEH ËNDRRA ME SY HAPUR, ZIBERI ËSHTË ANTI-KOMBËTAR

Posted by

Ish ushtari i brigadës 116, “Tahir Sinani”, Hajrush Fejzuli në një intervist ekskluzive për News33 ka folur për fillimin e luftës së vitit 2001. Ai ka thënë se pas mbarimit të luftës objektivat e luftës kanë ndryshuar për 360 shkallë.

Fejzuli shton se objektivat e luftës nuk kanë qenë vetëm disa karrige të pushtetit por liria dhe barazia e popullit shqiptar, e cila sot e kësaj dite nuk është arritur tërësisht.

Fejzuli thotë se përgjegjëse për gjendjen e shqiptarëve, 18 vite pas luftës është Bashkimi Demokratik për Integrim dhe lideri i saj, Ali Ahmeti.

Fejzuli ka deklaruar se Marveshja e Ohrit nuk solli asnjë rezultat të mirë për shqiptarët, sipas tij, kjo marrëveshje është zbehur që në vitin 2002.

Duke folur për idenë e Ali Ahmetit për kryeministrin shqiptar, Fejzuli ka thënë se këto janë ëndrra që lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim është duke ëndërruar me sy hapur.

Ish ushtaraku i cili i shpëtoi sulmit në të cilin jetë ndrroi komandanti i brigadës, 116, Tahir Sinani ka komentuar edhe figurën e Naser Ziberit, kandidatit të BDI-së për kryeministër. Sipas Fejzulit, Naser Ziberi është figurë, anti-kombëtare dhe e harxhuar.

Leave a Reply