Në një periudhë që çdo sektor është në kaos, drejtuesit e futbollit italian po zhvillojnë mbledhje online për të gjetur një mënyrë se si mund të rinisë kampionati në këtë vend dhe janë propozuar ide nga më të ndryshmet. Ideja e fundit është favorizuese për disa ekipe dhe penalizuese për disa të tjera. Është propozuar që në veri dhe në Lombardi të mos luhet asnjë ndeshje, vendim ky që do të penalizonte klubet e Interit, Milanit dhe Atalantës.

Ideja e Federatës dhe Ligës është që të gjithë takimet e mbetura të zhvillohen në Italinë Qendrore dhe Jugore, zona këto ku koronavirusi është shumë pak i pranishëm dhe situata është tërësisht e qetë.

E ndërkohë që po kërkohet një zgjidhje për kampionatet elitare, Federata Italiane e Futbollit ka konfirmuar se sezoni 2019-20 është mbyllur për disa kategori.

Liga e të rejave për femra, U-18 kampionatet A dhe B, U-17 ligat A dhe B, Serie C U-17, U-16 Serie A dhe B dhe C, U-15 Serie A, B dhe C,

Primavera 1 dhe 2 nuk janë mbyllur ende. Ata do të mbyllen më vonë dhe ka mundësi të rikthehen në fushë. Situata nuk është aspak pozitive, pasi COVID-19 vazhdon të jetë nëpër këmbë, pavarësisht se ka lehtësira të vogla.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në kampionatin francez. Franca ka marrë vendimin drastik dhe zyrtar së fundmi, teksa ka anulluar kampionatet jo-profesioniste. I gjithë sezoni do të quhet i mbyllur dhe do të fshihet.

Kështu, National 2, National 3 dhe Regional janë anulluar. Të vetmet kampionate, ku gjithçka mund të rinisë janë Ligue 1, 2 dhe National 1.

By IZ

Leave a Reply