LAJME

Ja kur hyn në fuqi karantina për të huajt që kalojnë në Hungari, dhe në cilat raste ka përjashtime

Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka nënshkruar sot dekretin që ndalon hyrjen e të huajve në shtetin hungarez. Ky dekret hyn në fuqi nga dita e nesërme. Orban ka bërë të ditur se ka disa përjashtime për ata që duan të kalojnë nëpër Hungari, shkruan Indeksonline. Përjashtime bëhen për personat që do të kalojnë për shërbime mjekësore, për studentë të huaj që duhet të kenë një çertifikatë që ata studiojnë rregullisht, shoferë kamioni, sportistë dhe pjesëmarrës në ngjarje kulturore e fetare.

Përndryshe, çdokush që lejohet të hyjë në Hungari duhet të shkojë në një karantinë dy-javore dhe të testohet dy herë negativ për Covid 19./Indeksonline/

LEAVE A RESPONSE