Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se në partinë që drejton janë anëtarësuar 12 mjekë. Sipas tij, Vetëvendosje po rritet sepse promovon profesionistet.
Sot, në Lëvizjen tonë në Pejë u anëtarësuan 12 mjekë. VETËVENDOSJE! po rritet sepse është e vetmja organizatë ku profesionistët vlerësohen e promovohen
– ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka publikuar edhe emrat e të anëtarësuarve në LVV.
Ata që u anëtarësuan janë:
- Rrezarta Berisha, transfuziologe;
- Fazli Shala, kirurg;
- Rifat Dreshaj, kirurg;
- Besnik Ibraj, mjek emergjent;
- Sylë Nikqi, gastroenterolog;
- Valentina Ademaj, infermiere;
- Valon Shala, neurolog;
- Selman Kelmendi, anestezist;
- Reshat Emra, kardiolog;
- Fahri Hasan, pulmolog;
- Driton Berisha, farmacist;
- Besnik Gjikolli, farmacist.