E diela u shpall nga Kryeministri si dita e të moshuarve deri në orën 10 dhe më tej deri në orën 17:30 dita e nënave me fëmijë deri në 14 vjeç. Por, në plazhet e Durrësit Durrës pak u zbatua ky rregull.
Qytetarët kanë shfrytëzuar diellin dhe kanë nisur plazhin duke sfiduar dhe shpërfilluar kufizimet e liridaljes, si për orarin, ashtu edhe për moshën. Karantina përgjithësisht respektohet vetëm në brendësi të qytetit.
Në Golem, në Malin e Robit dhe përgjatë vijës bregdetare kjo e diel ngjasonte një dite normale pa Covid-19.
Të vetmet gjëra që të flasin për pandeminë janë lokalet e mbyllura dhe distanca që mbajnë qytetarët, të cilët zbarkuan në plazh me çadra me vete.