LAJME

Jo-zyrtare: Më 5 korrik zgjedhje parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Alsat jo zyrtarisht mëson se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë ditës ka zhvilluar biseda telefonike me liderët politik dhe partnerët e koalicionit qeveritar dhe atyre parazgjedhor. 5 korriku mësohet të jetë propozimi i fundit i partisë në pushtet si datë për zgjedhje.

Me këtë LSDM-ja dhe partnerët e koalicionit synojnë që si fillim KSHZ-së t’i jepen 35 ditë për përgatitjen e procesit zgjedhorë dhe të plotësojnë kërkesën e VMRO-DPMNE-së e cila është kundër zgjedhjeve në qershor.

Ky do të jetë propozimi i fundit i pushtetit për opozitën. Në rast se VMRO-DPMNE-ja mohon që 5 korriku të jetë datë për zgjedhjet, atëherë partitë politike do të marrin qëndrim të unifikuar për zgjedhje pa opozitën maqedonase.

LEAVE A RESPONSE