Koronavirusi ka shkaktuar një kaos të vërtetë në “Serie A”. Si shumë kampionate tjera, ashtu edhe “Serie A” ndodhet në pushim për kohë të pacaktuar, ndërsa përderisa flitet për datën e rifillimit të tyre, 6 skuadra nga kjo ligë nuk duan të rikthehen dhe të vazhdojnë ndeshjet e seznit aktual.

Breshia, Udineze, SPAL, Torino, Sampdoria dhe Xhenoa janë kundër rifillimit të sezonit dhe duan anulimin e të njëjtës, ndërkohë edhe Milani, Fiorentina dhe Kaljari kanë treguar solidaritetin e tyre në raport me skuadrat e lartpërmendura.

Në taborin tjetër janë Juventus, Parma, Lacio, Roma dhe Napoli, që duan rifillimin e sezonit.

Tek Interi shihet një pavendosshmëri lidhur me këtë çështje, teksa Atalanta ka probleme më të mëdha, pasi Bergamo është qyteti më i prekur nga “Covid19”.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Serie A, për pjesën e mbetur të sezonit, në të cilin Juventusi kryeson renditjen me 63 pikë, një më shumë se Lacio e vendit të dytë, teksa Interi me 54 pikë renditet në pozitën e tretë.

By admin

Leave a Reply