LAJME

Kelmendi: Ja kur duhet të japë dorëheqjen Hashim Thaçi

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Muhamed Kelmendi, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me dorëheqjen e presidentit Thaçi pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale.

Kelmendi thekson se Thaçi duhet të japë dorëheqjen vetëm nëse duhet që nga pozita e Presidentit të ulet në bankën e të akuzuarve.

“Çështja e dorëheqjes së Thaçit lidhet kryesisht me çështjet e brendshme te Kosovës. Janë një mijë e njëqindtë raste dhe shkelje qe i ka bere Thaçi e qe sipas normave kushtetuese është dashur te largohet. Ndërsa, lidhur me akuzën e bërë ndaj tij nga Gjykata Speciale, duhet Thaçi të japi dorëheqje vetëm për faktin se nuk ka nevojë nga pozita e Presidentit te ulet ne bankën e te akuzuarve. Madje, është mire pse është akuzuar. Sepse është ky, Thaçi qe me presion mbi deputetet e Kuvendit te Kosovës e miratuan dhe e themeluan ketë subjekt gjykues.Është Thaçi qe e krijoi dhe ai duhet te përgjigjet.”

Kelmendi thekson se votimi në kuvend pro formimit të Gjykatës Speciale, ka qenë një akt i rëndë.

“Për mua vendimi i Kuvendit për Gjykatën, është një akt i rende dhe i pa arsyetueshëm ne politiken tone.Natyrisht se UÇK është e pathyer dhe asesi nuk duhet te ndërlidhim me Thaçin a me Veselin.UÇK është shume me shume se këta te dy apo ndonjë njeri tjetër.UÇK është e popullit shqiptar dhe vetëm para popullit tone ipet llogari”.

Pas aktakuzave të Speciales për presidentin Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, u anulua edhe takimi i datës 27 qershor i cili pritej të mbahej në Uashington.

Ky takim do të zhvillohej ndërmjet Kosovë dhe Serbisë në kuadër të rifillimit të dialogut, shkruan Gazeta Blic.

LEAVE A RESPONSE