LAJME

Kelmendi nga Shtëpia e Bardhë: Në pjesën e dytë të takimit mund të ketë befasi të këndshme

Drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, i cili është duke i përcjellë nga afër bisedimet Kosovë-Serbi në Uashington, ka thënë se në pjesën e dytë të takimit mund të ketë edhe befasi.Në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve qendrore, ai ka treguar se në pjesën e parë të takimit është biseduar kryesisht për çështje ekonomike.“Ka filluar edhe pjesa e dytë e takimi pas pauzës. Në pjesën e parë delegacionet janë takuar edhe me ndërmjetësit me O’brien dhe Grenell si dhe me përfaqësuesit e shtetit serb”. “Siç është raportuar pas pjesës së parë, Ministri i Financave të Serbisë ka thënë se na u kërkua njohja formale, por menjëherë ka pasuar një cicërime në Twitter nga Grenell që ka thënë s kjo nuk është e vërtetë”.

“Këto bisedime po quhen ekonomike dhe deri tani agjenda ka qenë e përqendruar në çështjet ekonomike. Projektet që janë prezantuar nga të dyja palët siç kemi njoftuar, pala kosovare ka prezantuar disa projekte që kanë të bëjnë me lidhjet e transportit si dhe atë që po quhet qendra multimediale në të cilën Prishtina do të bëhej një qendër e trafikur rajonal”. “Në pjesën e dytë ta takimit është thënë do të ketë ndoshta befasi të këndshme siç i thanë Klan Kosovës përfaqësuesit e delegacionit, ku u tregua se çfarë ndodhi në ato bisedime dhe pritet që pas një ore të përfundojë takimi dhe të ketë një adresim nga Kryeministri Hoti”.

LEAVE A RESPONSE