Legjenda e Argjentinës, Mario Kempes, ka këshilluar Lautaro Martínezin që të transferohet në Barcelonë.

Në një intervistë për Tuttomercato, 65 vjeçari ia bëri me dije Martinezit se “treni vjen vetëm njëherë në jetë”.

Barça është shumë e interesuar për Lautaron, pasi e sheh argjentinasin si zëvendësuesin ideal të Luis Suarez.

“Për dy vite, ai është rritur dhe është bërë 9-sh i shkëlqyer. E ka treguar këtë në Inter dhe te Argjentina. Mendoj se treni kalon vetëm një herë në jetë, edhe pse Interi është një ekip i shkëlqyeshëm i njohur në të gjithë botën, Barça është krejtësisht ndryshe”, deklaroi ai.

“Të luajë me (Lionel) Messi do të ishte e shkëlqyeshme për të. Nëse ai dëshiron ende të qëndrojë në Inter, mund të jetë në të mirë sepse do të vazhdojë të fitojë përvojë, por nëse dëshiron të shkojë te Barcelona dhe Interi janë të gatshëm ta lejojnë atë të shkojë për një shumë të mirë…”, tha ish kampioni i botës me Argjentinë në vitin 1978. /Gazeta Express/

By admin

Leave a Reply