Këshilltari i Albin Kurtit, Arbër Zaimi ka reaguar pas fotografisë së postuar nga Behgjet Pacolli në Tiranë.
Zaimi ka shkruar se ai nuk mund ta takojë nënën e tij që jeton vetëm në Tiranë kurse Pacolli mund të hyjë e dal kur të dojë.
“Dmth. unë nuk mund të shkoj të takoj nënën time që jeton vetëm në Tiranë, sepse masat kufizuese kundër pandemisë e ndalojnë këtë, por Pacolli mund të hyjë kur të dojë në Shqipëri e Kosovë”, ka shkruar Zaimi.
Ai i ka quajtur Presidentin Thaçi dhe deputetin Behgjet Pacolli kontrabandistë.
“Këta politikanë si Pacolli, Thaçi dhe ata që i ndihmuan në Shqipëri, janë kontrabandistë midis pandemisë. Këta shkelin çdo ligj e masë, dhe nuk u vjen turp. Këta përqeshin dhe tallen me qytetarët e policinë, dhe nuk skuqen. Autorët e kushtetutës shkruajnë se si këta e kanë gabim, por këta vazhdojnë. Mesazhi i tyre: “ne nuk ndalemi prej ligjit, masave, demokracisë – ne mund të na ndalë vetëm dikush më i fortë se ne”, ka thënë Zaimi./GazetaExpress/