LAJME

Këshilltari i Thaçit e quan tradhëtare Vjosa Osmanin: Po e tradhëton pabesisht partinë, askush sështë si ajo

Adil Behramaj, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka sulmuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Vjosa Osmani garoi me sloganin “Beso”, por qytetarët nuk i besuan dhe humbi. Përkundër kësaj, LDK-ja vazhdoi t’i besonte. Pas zgjedhjeve ia besuan edhe pozitën e Kryetares së Kuvendit. Megjithatë, ajo si për ironi po vazhdon të mos besojë në partinë e saj. Me komentet që i paska dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, siç raportuan mediat, Vjosa Osmani zyrtarisht e paska përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje dhe jo partinë e saj. Ajo e paska kontestuar dekretin me të cilin bashkëpartiaku i saj, Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit si kandidat për kryeministër për ta formuar Qeverinë e re”, ka shkruar Behramaj.

LEAVE A RESPONSE