LAJME

KËTA DO TË JENË PËRFAQËSUESIT E SERBISË NË UASHINGTON

Serbia do të përfaqësohet nga katër politikanë në takimin e 4 shtatorit në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Janë publikuar emrat që do ta përfaqësojnë Serbinë në këtë takim.Ky delegacioni serbë do të udhëhiqet nga presidenti, Aleksandar Vuçiq.Pjesë e tij do të jetë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq. Ministri i Financave, Sinisha Mali po ashtu do të jetë pjesë e delegacionit së bashku me kryetarin e Dhomës së Tregtisë, Marko Cadezh, raporton Danas, transmeton Insajderi.

Ndërsa, Kosova, do të përfaqësohet nga; kryeministri, Avdullah Hoti, zv. kryeministrat, Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi, Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla si dhe shefja e kabinetit Ardita Dushi.  /Insajderi.com

LEAVE A RESPONSE