Lëvizja Vetëvendosje në faqen zyrtare të partisë ka publikuar raportin financiar për zgjedhjet e 6 tetorit në të cilën përfshihen të hyrat dhe shpenzimet e periudhës 22 gusht 2019- 6 tetor 2019.
Në formularët e deklarimit të financave figurojnë edhe emrat e të gjithë donataorëve, disa prej të cilëve janë edhe pjesë e partisë..
Shuma totale e të hyrave për fushatë përfshirë edhe financat nga buxheti i Kosovës kapin vlerën e 276 mijë e 302 eurove e 73 cent.













