LAJME

Këto janë komunat ku janë paraqitur 14 rastet e reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i ka publikuar rezultatet e reja të analizave për Covid-19.

IKSHPK njofton se sonte janë regjistruar edhe 14 raste të reja teksa janë shëruar dy persona, njofton Klan Kosova

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan dhe 1 rast Livoç i epërm), komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren) dhe me 1 rast vendbanimet: Pejë, Studime e epërme-Vushtrri dhe Prishtinë.

LEAVE A RESPONSE