KJO ËSHTË SHUMA E PARAVE QË ËSHTË MBLEDHUR PËR TË MOSHUARËN NGA ISTOGU, I SIGUROHEN EDHE DRUNJTË PËR DIMËR –

Posted by

Këngëtari Labinot Tahiri, mori iniciativën për të ndihmuar të moshuarën 87 vjeçare nga fshati Rakoshë i komunës së Istogut.Ai gjatë ditës së djeshme ishte në shtëpinë e të moshuarës për ta siguruar se nuk do t’i mungojnë gjërat për të cilat ka nevojëNdërsa, gjatë ditës së sotme Tahiri ka njoftuar se janë tubuar mbi 7 mijë euro për të moshuarën nga Istogu dhe se në dy ditët e ardhshme pritet të sigurohet shuma e mjaftueshme.Ai ka thënë se asaj i janë siguruar po ashtu edhe barnat, drunjtë për dimër si dhe ushqim i mjaftueshëm.

Njoftimi i plotë:

Mirëmengjesi të dashur gurbetqarë e shqiptarë!

Ju jam mirënjohës shumë që keni ndihmuar për nanën loke.

Dua të ju them se shuma deri me sot iu është tubuar afro 7000€ dhe ju lutem, ju lutem shumë mos dergoni para në tjerë emra ku unë nuk i kam të shkruar kêtu, përsarsye se unë e kam rastin dhe mos të keqëpërdoret as një cent i juaj.

Edhe sot kush do që i dergoni edhe nesër, mjafton.

Pas ditës se neserme mos dërgoni sepse hallës ia kemi siguruar penzionin, barnat, dhe drunjët ku janë mbi 30 metra drunjë, e mos të diskutojmë për ushqim që iu është mbushur shtëpia.

Kujdesi ndaj saj, vazhdon nga ana e familjes dhe neve si Fondacion i juaji shqiptarë.

Ishte e mrekullueshme kur shqiptarët zemer gjërë , dëshironin edhe në shtëpitë e tyre ta mirrnin sa të jet gjallë, por nana loke deshironte aty te rrinte!

Pra, në as një emër tjetër mos dërgoni para përveq ; Albion Ademi , Argjend Ademi , dhe Fitim Ademi sa i perket nanes loke.

Kush do që ka dërguar para, mi dergoni flet dergesat në nr tim personal; +38349139900

Besoj deri neser i bëhen 10.000 €!

Zoti ju bekoftë dhe faleminderit shumë.

Tani besoj se jeni të qetë,, e sidomos zonjat, nënat e vajzat, ku edhe kanë lotuar për këtë nanë.

Vazhdojmë me rastet e tjera

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë./Insajderi.org

Leave a Reply