Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani është shprehur se pavarësisht gjithçkaje do të jetë në krye të detyrës për ti shërbyer vendit deri në pikën e fundit.
Sipas anëtares më të votuar të LDK-së në zgjedhjet e tetorit 2019, ajo është rritur në një familje ku kontributi ndaj Kosovës ka qenë parësor.
“Pa asnjë dilemë do të jem këtu dhe do të luftoj deri në frymën e fundit. Por dilema nuk ka të bëjë me hallet e tua. Mirëpo secili politikan duhet ta bëjë nëse mund ti ndihmoj vendit tim duke qenë këtu apo diku tjetër? Unë që vij nga bota akademike ja bëj vetes në përfundim të çdo mandati. Ku është vendi ku mund ti ndihmoj vendit tim dhe nuk është dilemë a duhet të vazhdoj. Jam rritur në një familje që ka dhënë kontributin e saj për vendin”, tha Osmani në Syri TV.,
Në pyetjen se sa popullore është LDK për momentin ajo është përgjigjur kështu.


