Guangzhou Evergrande ka njoftuar se kanë nisur punimet për stadiumin e ri që do t’i ketë 100,000 ulëse dhe njëherit do të jetë stadiumi më i madh në botë.
E dizajnuar në një formë lule zambaku, stadiumi pritet të kushtojë 1.7 miliardë dollarë (12 miliardë juanë).
Është bërë e ditur se punët në të do të jenë intensive dhe planifikohet të përfundojë gjithçka në fund të vitit 2022.
Punët për ndërtimin e stadiumit të kanë filluar të enjten e kaluar, me qëllimin për t’u bërë “një pikë referimi i ri në botë, krahasueshëm me Shtëpinë e Operës në Sidnej dhe Burj Khalifa në Dubai, dhe një simbol i rëndësishëm i futbollit kinez”, sipas presidentit të Evergrande, Haijun Xia.
Guangzhou Evergrande deri më tani ka luajtur në stadiumin Tianhe që nga viti 2011, me kapacitet 60 mijë ulëse.
Stadiumi i ri me kapacitet 100,000 ulëse do të kalojë atë të Barcelonës, Camp Nou, 99,354, për t’u bërë stadiumi më i madh në botë.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.