LAJME

Komisioni i Venedikut ka pak gjasa të ndihmojë në çështjen e mandatarit për qeverinë

https://youtu.be/6xLT8c5XDq4

Në një institucion tjetër pritet të dërgohet procedura e mandatimit të Qeverisë së re të Kosovës. Bëhet fjalë për Komisionin e Venedikut, i cili shërben si organ këshillues në kuadër të Këshillit të Evropës, transmeton KOHA.

Një institucioni të tillë, Qeveria e Kosovës pritet t`i drejtohet shumë shpejt.

Por, sipas shoqërisë civile, Komisioni i Venedikut nuk do të zgjidhte problemin për të cilin do t’i drejtohet ekzekutivi.

Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se adresimi në këtë komision do të duhej të bëhej pasi çështja e mandatarit të ishte në proces të shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

Por, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se mendimi i komisionit do të ndihmonte në marrjen e vendimit nga Kushtetuesja.

Kërkesa e presidentit Hashim Thaçi drejtuar LDK-së për emrin e kandidatit, që do ta formojë Qeverinë e re, është duke u konsideruar antikushtetuese nga Vetëvendosje.

LEAVE A RESPONSE