Koronavirusi: Kurti u dërgon letër kryetarëve të partive dhe presidentit që të dilet nga kriza

Posted by

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar një letër të gjithë kryetarëve të partive për të kërkuar bashkëpunim për tejkalimin e krizës së pandemisë.

Këtë letër ia ka dërguar edhe presidentit Hashim Thaçi, të cilit i dërgoi edhe një tjetër për çështjen e mandatarit, për të cilin tha se nuk po refuzon t’ia jep emrin, njofton Klan Kosova.

“Sot i kam dërguar dy letra presidentit. Njërën atij dhe tjetrën edhe atij dhe të gjithë krerëve të partive politike për një takim të hënën në ora 10:00 lidhur me koronavirusin se çka mund të bëjmë bashkë në mënyrë që të dalim sa më shpejt nga kriza”, tha ai në TV Dukagjini.

Leave a Reply