Ministria e Financave dhe Transfereve të Kosovës dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim që është pjesë e Bankës Botërore, kanë nënshkruar marrëveshjen e radhës së grantit në vlerë prej 9.4 milionë euro.

Marrëveshja ka për qëllim mbështetjen financiare të Projektit për Efiçiencë në Energji dhe Energji të Ripërtëritshme.

Si rezultat i këtij projekti do të ketë përdorim më efiçient të energjisë në ndërtesat publike, si dhe avancim të politikave dhe mjedisit rregullator në sektorin e energjisë së ripërtëritshme.

Ky grant është va​zhdimësi e atij të nënshkruar me datën 27 shkurt 2020, në vlerë prej 2 milionë e 785 mijë dollarë.

Burimi: Telegrafi

By admin

Leave a Reply