“Problemi është i z. Kurti në radhë të parë, pasi duke qenë kryeministër ka qenë refuzues në bashkëpunim me opozitën por edhe brenda koalicionit që me veprimet e tij e shkatërroi. Ne si opozitë kemi luajtur rolin tonë dhe me propozime konkrete. Qëndrimi i PDK ka qenë i qartë që nga rezultati i zgjedhje dhe ne do të jemi parti opozitare. Kemi një qeveri që ka një rol kujdestarie dhe nuk ka legjitimitet për të vepruar me kapacitete të plota legjislative, pasi nuk ka të drejtë të propozojë ligje në Parlament”, deklaroi Krasniqi. /Euronews Albania/