LAJME

Krasniqi për deklaratën e Kurtit se me 14 qershor mund të mbahen zgjedhjet: Ka ba hajgare – VIDEO

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

Krasniqi ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuesë  për pezullimin e dekretit të presidentit për formimin e Qeverisë së re ka qenë i drejtë, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se sa më shpejt që Gjykata Kushtetuese të jep verdiktin e vetë është një mundësi për të ecur përpara.

Krasniqi tutje ka thënë se janë deklaruar për një qeveri të re sepse sipas siç thotë ai ‘Qeveria Kurti nuk ka kapacitet ligjëvënës.

Janë dëme që janë vërtetu sa kanë qenë në pushtet dhe tani sa janë në detyrë, ne kemi votuar kundër asaj qeverie dhe kemi dhënë votën pro për rrëzimin e saj”

“Kjo qeveri nuk ka kapacitet ligjvënës”, ka thënë Krasniqi në Rubikon.

Ai po ashtu ka thënë se Albin Kurti ka bërë hajgare kur ka thënë se me 14 qershor mund të mbahen zgjedhjet në vend.

“Kurti ka ba hajgare siç është bërë hajgaregji, me 14 qershor nuk mund të ketë zgjedhje sepse ai është kontradiktor, siç është kontradiktor në skenën politike. Po më vjen keq me trajtu deklaratën e tij”

“…manipulimi me mbështetësit e tij por edhe me popullatën e ka fut në këtë lojë dhe po shihet që nuk e kanë trajtu me seriozitet, se po shihet spo flasin më për atë deklaratë”, ka thënë ai./Periskopi/

LEAVE A RESPONSE